Kristi Vangjeli ka qenë një nga lojtarët e dhunuar në Fushë Krujë dhe për “Top Channel” ka treguar situatën që ndodhi para ndeshjes me Kastriotin. Ai tregoi se e kishin goditur në grup ata që i kishin bërë pritë situatës.
“Arritëm në stadium, autobusi u ndalua nga shumë persona që na rrethonin. Në momentin që kemi zbritur e morëm çantat për të shkuar në dhomat e zhveshjeve, iu sulën 3-4 lojtarëve që kishim para duke i goditur me grushte e me gurë deri në dhomat e zhveshjes. Unë kam qenë me doktorin, më ka ndaluar një person që më njihte mirë dhe më kishte takuar si pas tij. Ai tha ky është Vangjeli dhe më janë sulur 6-7 veta dhe më kanë goditur me grushte në çdo pjesë të trupit dhe me gurë, pastaj ka ndërhyrë shefi i klubit që ishte aty.
Në Korçë asnjë ekip nuk ka pasur probleme, kështu të jetë edhe në çdo qytet tjetër. Këto janë probleme të limituara e shpresoj të mos ndodhë më që këto futbollistë të përballen me këtë situatë”, tha Vangjeli. /vipsport.al/